Site icon Telegrafi

Ky është dekreti i presidentit Nishani për Getin (Foto)

Getoar Selimi është bërë shtetas shqiptar.

Reperi ka publikuar pasaportën e tij në rrjetet sociale, ku edhe ka shprehur kënaqësinë për këtë fakt.

Në anën tjetër thuhet se mund të ketë ndikuar lidhja e tij me Marinën që ai të marrë nënshtetësinë.

Megjithatë, zyra e presidentit të Shqipërisë, transmeton Telegrafi, ka publikuar edhe dekretin zyrtar për nënshtetësi shqiptare të Getoar Selimit.

Krahas emrave të tjerë shihet se u dekretua edhe Bujar Dugolli.

Getoar Selimi ka marrë pasaportën me dekret të presidentit për shkak të kontributit në muzikën shqiptare tash e dy dekada, gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit. /Telegrafi/

Exit mobile version