Pas dy ditëve debat, Komisioni kuvendar për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit, nuk arriti të marrë vendim mbi kërkesën e gjykatës penale për dhënien e paraburgimit deputetit dhe ish kreut të Kuvendit, Trajko Veljanovski, sot e ka radhën Kuvendi ta merr këtë vendim.
Duke marrë parasysh se votimi i djeshëm ishte i barabartë, përkatësisht, katër vota ishin “për” dhe katër “kundër”, për marrjen e imunitetit të Veljanoskit, tani vendimi mbetet të merret nga Kuvendi, që kur raporti i komisionit të dërgohet deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë votimit të djeshëm nuk ishte i pranishëm deputeti nga BDI, Agim Shaqari apo deputeti nga shumica kuvendare, me çka edhe e barazoi rezultatin./Telegrafi/