Site icon Telegrafi

Kuvendi sot seancë, në rend dite Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë, ndërsa në rend dite janë për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme dhe debati parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian. 

Seanca e Kuvendit mbahet në orën 10:00.

Lexo po ashtu Liberalizimi i vizave, von Cramon: Ka një momentum të ri në Francë që kjo çështje të zhbllokohet

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshëm,

Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version