Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku do të shqyrtohen raportet e veprimtarisë vjetore të pesë institucioneve të pavarura të drejtësisë.
Kështu, sot pritet të shqyrtohet raporti i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2023.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2023.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për vitin 2023.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2023.
Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2023. /Telegrafi/