Kuvendi i Kosovës pas diskutimeve të shumta lidhur lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, gjendjen në arsim, e çështje tjera ka shkuar në pauzë deri në ora 14:30.
Fillimisht, në Kuvend u votua për futjen në rend të ditës të çështjes së shkarkimit të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).aL
Më pas në Kuvend, opozita kritikoi pushtetin se po tenton t’i kapë institucionet.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kundërshtuar futjen në rend dite të emërimit të bordit të ARKEP dhe shkarkimit të bordit të AKP-së.
Gashi ka thënë se kjo kërkesë për të fut në rend dite çështje që nuk ju kanë shpërnda deputetëve, është e paarsyeshme dhe si grup parlamentar nuk i përkrahim idetë e tilla.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri nuk është pajtuar që të futet në rend dite emërimi i bordit të ARKEP dhe shkarkimit të bordit të AKP-së.
Tahiri ka thënë se qëllimi i vetëm këtu është kapja e institucioneve nga ana e Qeverisë.
Ndërkaq, lidhur me këtë është deklaruar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
para deputetëve të Kuvendit se qytetarëve u ka premtuar se do ta shuajnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe këtë do ta bëjë.
Kurti tha se për ta shuar AKP-në, fillimisht në Kuvend duhet të votohet për shkarkimin e Bordit dhe më pas emërimin e ri.
“AKP-n kemi thënë se do të shuhet dhe do të shuhet. Por që të shuhet AKP duhet të shkarkohet Bordi, kanë vjedh shumë… Na nuk ju lajmë me vjedh më… Kanë vjedh me paga, kanë vjedh me privatizimin. Janë paguar për të vjedhë…”, tha Kurti.
“Ne u dalim zot premtimeve tona që u kemi dhënë qytetarëve….”, tha Kurti.
“Dy dekada të pasluftës janë dekada të tjetërsimit nëpërmjet privatizimit dhe kjo duhet të marr fund”, tha ai. /Telegrafi/