Telegrafi

“Kutia e Pandorës” – Efi dërgon në burgun e ‘Big Brother’ Bledin, Kristin, Qetsorin dhe Deamishelin

Foto: YouTube

Efi Dhedhes ka qenë banorja e radhës që ka hapur së fundmi ‘Kutinë e Pandorës’.

Siç ndodh rëndom, ajo kishte një avantazh si dhe një të keqe që vjen pas çdo surprize që i rezervohet konkurrentit/es.

Në zarfin e bardhë, ‘’Vëllai i Madh i jepte mundësinë Efit që të bënte një telefonatë me një person shumë të dashur.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo komunikoi me të atin, pasi ishte e shqetësuar këtë kohë për gjendjen shëndetësore të tij.

Lexo po ashtu Eliminimi i Keisit nga Big Brother, reagon Sabiani: Nuk besoj se e nxori publiku

Babai i saj i tha se është shumë mirë duke ia dhënë mbështetjen e tij të madhe në këtë lojë.

Foto: Screenshot/YouTube

Sa i përket zarfit të zi, ajo do të dërgonte katër banorë në burgun e Big Brother deri të martën.

Katër konkurrentët që zgjodhi Dhedhes ishin: Bledi Mane, Kristi Aliaj, Qetsor Ferunaj dhe Deamishel.

Foto: Screenshot/YouTube

Theksojmë që mbrëmë (e shtunë) nga BBVA u largua Keisi Medini. /Telegrafi/