Efi Dhedhes ka qenë banorja e radhës që ka hapur së fundmi ‘Kutinë e Pandorës’.
Siç ndodh rëndom, ajo kishte një avantazh si dhe një të keqe që vjen pas çdo surprize që i rezervohet konkurrentit/es.
Në zarfin e bardhë, ‘’Vëllai i Madh i jepte mundësinë Efit që të bënte një telefonatë me një person shumë të dashur.
Ajo komunikoi me të atin, pasi ishte e shqetësuar këtë kohë për gjendjen shëndetësore të tij.
Babai i saj i tha se është shumë mirë duke ia dhënë mbështetjen e tij të madhe në këtë lojë.
Sa i përket zarfit të zi, ajo do të dërgonte katër banorë në burgun e Big Brother deri të martën.
Katër konkurrentët që zgjodhi Dhedhes ishin: Bledi Mane, Kristi Aliaj, Qetsor Ferunaj dhe Deamishel.
Theksojmë që mbrëmë (e shtunë) nga BBVA u largua Keisi Medini. /Telegrafi/