Cristiano Ronaldo u bë sërish sensacion botëror me vendimin e tij për t’u kthyer në futbollin anglez.
Superylli portugez vendosi të largohej nga Juventusi duke u kthyer te Manchester Unitedi, ndërkohë që ishte spekuluar se mund të nënshkruante për rivalin e qytetit, Manchester City.
Ndërkaq, këto ditë ka qenë i angazhuar me Portugalinë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit të ardhshëm Botëror, porse ai do të mungojë në sfidën e radhës për shkak të grumbullimit të kartonëve të verdhë.
36-vjeçari ka udhëtuar me familjen e tij drejt Mançesterit, ku pritet të debutojë me Djajtë e Kuq në fundjavën e ardhshme kundër Newcastle United.
Ai e ka shfrytëzuar këtë periudhë të pushimit për të kaluar çaste me familjen e tij, ndërkohë që i ka publikuar disa imazhe me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët në rrjetet sociale.
“Kush thotë se nuk ka diell në Mançester?”, është përshkrimi i fotografive, në të cilat Ronaldo shfaqet i zhveshur në pjesën e sipërme. /Telegrafi/