Khloe Kardashian publikoi dy video për fansat e saj në rrjetin social SnapChat.
Bukuroshja 33-vjeçare shfaqi pistën e nisjes së avionit të saj privat, ku pranë saj gjendeshin edhe Kim Kardashian me Kanye West, të cilët qëndronin pranë një automjeti luksoz, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Por ndjekësit me sy shqiponje do të vërenin se çifti i njohur Kim dhe Kanyre, ishin duke ngrënë disa ushqime të shpejta të McDonald’s.
Kim po mban një kuti të kuqe që përmban një rend të madh me patate të skuqura franceze, si dhe atë që dukej të jetë një ‘milkshake’.
Kanye po mbante çantën ngjyrë kafe nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë.
Kim, ka thënë se ajo është shumë e rreptë me dietën e saj ‘Atkins’. Kjo dietë e ka ndihmuar që të heqë shumë kilogramë të tepërt.
Por me këto imazhe që qarkulluan në rrjetet sociale, Kim tregoi edhe si të mashtrojë nganjëherë.
Dhe në disa postime në faqen e saj, ajo ka pranuar se e donte shumë ushqim e shpejtë nga McDonald’s, Kentucky Fried Chicken dhe In-N-Out.
Megjithatë, deklaratat e saj se ajo ka hequr dorë përherë nga këto ushqime, duket të mos jenë të vërteta. /Telegrafi/