Telegrafi

Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm?

Qe një kohë është duke u spekuluar se kush mund të jetë pasuesi i Daniel Craig në rolin e agjentit James Bond.

Ndër kandidatët kryesorë po përmendet emri i Tom Hiddleston, i cili ka thënë se për të do të ishte kulmi i karrierës.

Aktori ka thënë se është një fans i madh i ‘007’ dhe do të ishte një shtytje e madhe për të në rast se do të merrte rolin e Bondit.

Ndërkaq, kandidatët tjerë potencialë janë Tom Hardy, Idris Elba, Damian Lewis, Henry Cavill e Michael Fassbender.

Craig ka luajtur rolin e Bondit që nga viti 2005, ndërsa në vitin e kaluar deklaroi se nuk e ka në plan që të luajë një tjetër film për agjentin britanik. /Telegrafi/