Telegrafi

Kush do të ishte një fëmijë më i ëmbël? Capital T dhe Alban Skënderaj sfidojnë njëri-tjetrin me filtrat e SnapChat

Gjatë qëndrimit në karantinë, shumë emra të njohur të estradës po tregohen kreativë në rrjetet sociale.

Së fundmi, reperi Capital T, nuk i ka shpëtuar filtrave të famshëm të SnapChat-it, të cilët tregojnë se si do të dukeshit me tiparet e fytyrës së një fëmije.

Ai publikoi një video të shkurtër në Instagram nën efektin e këtyre filtrave, teksa shkroi me shaka në mbishkrimin e postimit, se kjo është ajo që ndodh kur një fëmijë prek telefonin e dikujt tjetër.

“Kur ta merr ndonjë fëmijë telefonin edhe e kqyr në mrëmje galerinë”, kanë qenë fjalët e reperit në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, si për t’i bërë “diss”, edhe këngëtari tjetër i njohur, Alban Skënderaj, publikoi një fotografi nën këto filtra në rrjetin social Instagram.

“Më fal Capital T, por unë jam më i ëmbël”, shkroi Skënderaj përbri këtij postimi.

Përndryshe, dyshja në fjalë kanë realizuar dy bashkëpunime shumë të suksesshme ndër vite, “Hapat e mi” dhe “Një ëndërr” – këngë të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku. /Telegrafi/