Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovas ka reaguar në lidhje me hapjen e llogarive false të xhudisteve.
Sipas Kukës, njerëz të papërgjegjshëm po ia keqpërdorin emrin dy xhudistëve dhe kanë hapur llogari në emër të tyre.
Ja postimi i plotë i Dritonit Kukës:
Njerëz të pandërgjegjshëm po manipulojnë me emrin e Majlindës e Federata e Xhudos së Kosovës ju njofton që as Majlinda as Nora nuk kanë Facebook personal.
Po shohim që edhe portale e gazetar të painformuar po manipulohen.
Një ndër faqet aktive në emër të Majlindes që po keqpërdor emrin e saj ështe edhe kjo mëposhtë.
Prandaj ju lusim të
Raportoni këtë faqe dhe të tjera në emēr të Majlindës apo Nores!
Majlinda Kelmendi nuk ka facebook personal.
Kjo faqe e facebookut eshte hapur ne emer te Majlindes dhe poston statuse e foto ne emer te saj.