Telegrafi

Kush nuk do ta donte një treshe si MSN

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është shprehur i kënaqur që ka në skuadër treshen e frikshme sulmuese – Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar.

MSN realizoi tre golat e fitores në ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.

Katalunasit fituan me rezultat 3-1 në Camp Nou dhe në çerekfinale shkojnë me rezultat të përgjithshëm prej 5-1 (pas fitores prej 0-2 në Emirates).

“Jemi të lumtur që kemi Messin, Suarezin dhe Neymarin si sulmues”.

“Madhështia e tyre është se ata kanë të njëjtin qëllim: duhet të sulmojmë dhe të mbrohemi në të njëjtin nivel”, ka deklaruar Enrique.