Askush duket se nuk po mund të ndalë hovin e madh të Milanit në këtë afat kalimtar.
La Gazzetta dello Sport në edicionin më të ri të saj raporton se Rossonerët janë afër një marrëveshje me Real Madridni për sulmuesin e talentuar.
Sportivja më serioze italiane shkruan se Milani ka ofruar 70 milionë euro për Moratan dhe pagë 10 milionë euro në sezon për të.
Marco Fassone ka konfirmuar se Milani po bën diçka për pozitën në sulm, pas spekulimeve për Andrea Belottin dhe Pierre – Emerick Aubamyeang, por duket se Rossonerët janë afër një tjetër top sulmuesi.
Gjithnjë sipas La Gazzettas, negociatat për Moratan po vazhdojnë për mrekulli dhe progresi është i shpejt në këtë tratativë.
Reali vazhdon të kërkojër 90 milionë euro për të, por Los Blancos janë gati të lëshojnë pe për shkak të marrëdhënieve të mira me klubin nga San Siro.
Rossonerët ishin afër Moratas muajin e fundit, por ndërhynë Chelsea dhe Manchester United që dështuan të finalizojnë transferimin e tij.
Që prej asaj kohe Rossonerët kanë ndërtuar super sukadër me transferime si Leonardo Bonucci, shok i afërt i Moratas te Juventusi, Lucas Biglia, Franck Kessie, Andrea Conti, Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez dhe Hakan Calhanoglu.
Sportitalia shton se Morata së fundmi ka ndryshuar edhe ekipin e tij menaxhues, që tash është më i hapur për negociata me Milanin. /Telegrafi/