Telegrafi

Kush kë e kopjoi me festimin? Ramos thotë se e bëri para Messit (Foto)

Real Madrid ka kaluar në çerekfinale duke e eliminuar Napolin me rezultat të përgjithshëm 6-2. 

Por ajo që bëri përshtypje ishte festimi i golit të realizuar nga Sergio Ramos.

Pse? Kjo pasi lojtari pas golit bëri lëvizjen kinse është duke e telefonuar dikë, gjë që e kishte bërë Messi para disa ditësh në një ndeshje të La Ligas.

Ramos thotë se nuk e ka kopjuar Messin edhe pse faktet nuk janë në anën e tij.

Pas ndeshjes lojtari foli për festimin e golit.

“E kam bërë para se ta bënte Messi. E kam bërë në Camp Nou pwr djalin tim”.

Por realiteti qëndron ndryshe, pasi Messi e ka bërë këtë festim ndër vite. /Telegrafi/

https://twitter.com/Realmadridplace/status/839237836591230977

https://twitter.com/Barzaboy/status/839242350241153024