Kida ishte njëra nga këngëtaret më të suksesshme të vitit 2015-të.
Me projektin “Premtimet”, të cilin e solli në bashkëpunim me reperin Mozzik, Kida ishte ndër më të klikuarat në kanalin “Youtube” si dhe ndër më të kërkuarat në koncerte dhe mbrëmje muzikore.
Këtë sukses këngëtarja e ka arritur për një kohë shumë të shkurtër dhe në një bisedë për Telegrafin ajo tha se puna e madhe që ka bërë është i gjithë qelësi i kësaj arritjeje.
“Pas sukseseve të mia fshihet puna e pandalur e imja dhe e Zzapp & Chris si dhe puna e pandalur e menaxherit tim Mehmet Elshani, e konsideroj fat të madh që më zbuloi Meti”, ka thënë këngëtarja, e cila vitin që lamë pas e konsideron si të mbarë për të.
“Viti 2015-të ishte një vit i mbarë për mua, mbaj mend shumë gjëra të mira me kolegët e mi, udhëtimet, koncertet dhe projektet dhe ndihem jashtëzakonisht mirë kur e shoh që ju pëlqen këndimi dhe stili im”, tha tutje këngëtarja.
Pas projektit “Ski ide”, të cilin e solli në fund të 2015-tës, këngëtarja tha se bashkëpunimi me Xhensilën është gati dhe me të do të nisë projektet për vitin 2016-të. /Telegrafi/