Kosova dhe Kroacia do të takohen sot për kualifikimet e botërorit në futboll, Rusia 2018.
Blerim Muharremi, i njohur si Blero, njihet si tifozë i futbollit, përkatësisht i skuadrës katalonase, Barcelonës.
Por, këngëtari nuk ka lënë anash edhe përfaqësuesen e Kosovës, gjegjësisht kapitenin e saj, Samir Ujkanin, transmeton Telegrafi.
Blero e ka quajtur portierin e përfaqësueses si shpirt të skuadrës.
“KAPITEN: Ti je shpirti i kombëtares tonë dhe krenaria jone ne gjitha aspektet !!! Samir Ujkani Faleminderit që i jep jete dhe shpirt kombëtares të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash Blero në Instagram. /Telegrafi/