Sam Altman edhe pse arriti të bëhej figura më me ndikim në ChatGPT të OpenAl u dëbua nga kompania që vet e themeloi.
Por, kush është Sam Altman?
Ai u rrit në shtetin amerikan të Missourit dhe ndoqi shkollën “John Burroughs” në St Louis. Kompjuteri i parë iu dhurua në moshën tetëvjeçare.
Ish-shefi i OpenAl, në një intervistë të vitit 2016 për NewYorker, tha se kompjuteri e ndihmoi të pranonte seksualitetin e tij.
“Të rritesh si homoseksual gjatë viteve 2000, nuk ishte gjëja më e mirë që mund të më ndodhte”, tha ai, shkruan skynews.
Altman filloi të studionte shkenca kompjuterike në Universitetin Stanford të Kalifornisë, por e braktisi pas dy vitesh duke ndjekur gjurmët e Bill Gates dhe Mark Zuckerberg, të cilët braktisën Universitetin e Harvardit përpara se të bëheshin dy CEO-t më me ndikim në histori.
Aplikacioni i parë i krijuar nga Altman ishte Loopt, i cili i lejonte përdoruesit të ndajnë vendndodhjen e tyre në kohë reale me njerëzit e tjerë. Loopt u shit për 44 milionë dollarë në vitin 2012.
Pastaj rrugëtimin e vazhdoi në kompaninë OpenAl, ku qëndroi për tetë vite para se të shkarkohej nga puna.
Ndryshe, vënë në pah nga mediat, nën udhëheqjen e tij, OpenAl pushoi së qeni një organizatë jofitimprurëse dhe vlera iu rrit deri në 29 miliardë dollarë, e gjitha kjo falë suksesit të jashtëzakonshëm të mjeteve gjeneruese të Al-ChatGPT për tekstin dhe DALL-E për imazhet.
ChatGPT shtoi miliona përdorues brenda javësh nga fillimi e deri në fund të vitit 2022.
Gjatë gjithë kohës teknologjia e OpenAl po përmirësohet dhe po zhvillohet, duke vënë në konkurrencë edhe kompanitë e tjera të mëdha teknologjike të cilat dëshirojnë të prezantojnë Al e veta.
“Frika ime më e madhe është se ne industria i shkaktojmë dëm botës”, tha Altman në Kongresin amerikan.
Brenda pak javësh ai u takua me nënpresidenten e SHBA-së, Kamala Harris, presidentin francez, Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministrin britanik, Rishi Sunak – të gjithë politikanët që ndajnë të njëjtat shpresa për përfitimet dhe rreziqet e mundshme nga AI.
“Më pëlqeu koha në OpenAl, ishte transformuese për mua personalisht dhe shpresoj pak për botën”, tha Altman në rrjetet sociale. /Telegrafi/