Site icon Telegrafi

Kush është më i miri në futboll – Maradona, Messi apo Ronaldo? Klopp jep përgjigjen e tij

Jurgen Klopp ka dhënë mendimet e tij rreth legjendës së futbollit, Diego Maradona që ndërroi jetë në këtë javë.

Argjentinasi u nda nga jeta këtë të mërkurën në moshën 60-vjepare, pas një sulmi në zemër, derisa e gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm u përlotën.

Klopp ka zbuluar mendimet e tij rreth Maradonës, duke treguar nëse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë arritur të jenë në nivel me Ikonën e futbollit.

Lexo po ashtu Shokuese: 19 vjeçari që pohon se është djali i Maradonas - kërkon zhvarrosjen e legjendës së futbollit

“Më i miri i kohës time. Ndoshta jo tani, tani kam parë Cristianon dhe Messin”, ka thënë trajneri i Liverpoolit.

“Në karrierën time, ai ishte lojtari i spikatur. Jeta e tij tregon se sa bukur mund të jetë kur je i klasit botëror dhe sa e vështirë mund të jetë gjithashtu”.

“Një figurë mbresëlënëse. E takova një herë, gjë që për një lojtar të nivelit tim ishte si të takoja Papën. ”

Trajneri gjithashtu zbuloi zhgënjimin e tij që më shumë ndihmë nuk iu ofrua legjendës së futbollit, i cili vuante nga telashe jashtë fushe gjatë gjithë jetës së tij: “Ju mund të shihni reagime në të gjithë botën. Nëse ne i tregonim atij respektin që meriton ndërsa ishte gjallë në vend të selfieve, ne mund ta kishim ndihmuar atë “, ka shtuar më tej gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version