Site icon Telegrafi

Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? – Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Platforma ChatGPT ka fituar popullaritet mjaft të madh në mesin e përdoruesve prej se u lansua një vit më parë, nga kompania e njohur OpenAI.

Përdoruesit mund të komunikojnë me ChatGPT-n dhe ta pyesin për gjëra të shumta që atyre ju interesojnë dhe kështu chatboti u përgjigjet në mënyrë specifike pa pasur nevojë të shpenzoni shumë kohë në motorë kërkimi në internet, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu "U rrita në Shqipëri, një vend i vogël në Evropë" - rrugëtimi mahnitës i inxhinieres shqiptare Mira Murati që transformoi botën me Inteligjencën Artificiale

Megjithatë, ne i bëmë një pyetje interesante: “Kush është Mira Murati?”, dhe përgjigjja që morëm ishte befasuese.

Për ata që se dinë, inxhinierja shqiptare Mira Murati është Shefja e Teknologjisë në OpenAI, e cila në mënyrë specifike mbikëqyri punën për lansimin e ChatGPT-s si dhe mjeteve të tjera nga kompania.

Në versionin pa pagesë, apo ChatGPT 3.5, chatboti nuk iu përgjigj pyetjes se kush ishte Murati në të vërtetë, në vend të kësaj platforma dha një përgjigje të përgjithshme.

“Që nga përditësimi im i fundit i njohurive në janar 2022 nuk kam asnjë informacion për një individ të quajtur Mira Murati. Është e mundur që ajo nuk është një personazh publik ose i njohur gjerësisht, ose ajo fitoi rëndësi pas përditësimit tim të fundit. Nëse Mira Murati është një person privat apo dikush që është bërë i njohur pas vitit 2022, nuk do të kisha informacion për të. Nëse ajo është e lidhur me një fushë ose profesion të caktuar, ju mund të dëshironi të kontrolloni burime më të fundit, të tilla si media sociale, artikuj lajmesh ose platforma të tjera në internet për informacionet më të fundit rreth saj”, ishte përgjigjja që dha versioni 3.5 i ChatGPT-s.

Megjithatë, ne morëm një përgjigje ndryshe në versionin me pagesë të GPT-4-Turbo, njëherësh versioni më i përditësuar.

Me të njëjtën pyetje, ky version na dha këtë përgjigje kur pyetëm se kush është Mira Murati:

“Mira Murati është Shefe e Teknologjisë (CTO) në OpenAI, një laborator kërkimor i inteligjencës artificiale që synon të sigurojë që inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI) të jetë e dobishme për të gjithë njerëzimin. Në rolin e saj, Murati është përgjegjëse për mbikëqyrjen e avancimeve teknike dhe drejtimin e projekteve të ndryshme të OpenAI, duke përfshirë zhvillimin e modeleve dhe mjeteve të avancuara të AI”.

“Puna e saj ka qenë thelbësore në përparimin dhe vendosjen e disa prej produkteve më të shquara të OpenAI, të tilla si seria e modeleve gjuhësore të Transformerit të Paratrajnuar Gjenerativ (GPT), duke përfshirë GPT-3 shumë të reklamuar, i cili njihet për aftësinë e tij për të prodhuar tekst sikurse flasin njerëzit”.

“Udhëheqja që ka bërë Mira Murati në fushën e teknologjisë së AI pasqyron përkushtimin e OpenAI për të shtyrë kufijtë e mësimit të makinerive, ndërkohë që mbron përdorimin e përgjegjshëm dhe etik të teknologjive të AI. Sfondi dhe ekspertiza e saj kontribuojnë në misionin e OpenAI për të krijuar sisteme të AI që janë të sigurta dhe të dobishme për shoqërinë”.

Për kuriozitet, ne gjithashtu pyetëm edhe për prejardhjen e saj, derisa në intervista të shumta ajo ka përmendur se vjen nga Shqipëria dhe se vitet e para të shkollimit i ka përfunduar atje.

“Po, Mira Murati ka rrënjë shqiptare. Ajo ka arritur sukses në fushën e teknologjisë si Kryeshefe e Teknologjisë (CTO) në OpenAI dhe njihet si një nga figurat me ndikim me prejardhje shqiptare në industrinë e teknologjisë. Trashëgimia shqiptare e Muratit është një burim frymëzimi për shumë njerëz, veçanërisht brenda komunitetit shqiptar, pasi ajo përfaqëson sukses në një fushë shumë konkurruese dhe me zhvillim të shpejtë”. /Telegrafi/

Exit mobile version