Një prej emrave më të përfolur të shoubizit për jetën e saj private, Teuta Krasniqi, vazhdon që të sigurohet e që të jetë në krye të gazetave dhe portaleve.
Teuta Krasniqi pas zërave se ajo ka pasur kontakte me të dashurin aktual Adonis Morina gjatë martesës me Bleron, po vendos që t’i injorojë po këto zëra dhe spekulime.
Ajo nuk ka folur fare për këto spekulime, përpos një shpërthimi të madh, kurse mediat nuk janë ndalur pavarësisht kritikës së saj publike për to, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Teuta vazhdon me postimet dhe ajo ka publikuar sot vajzën Tarën, që e ka nga martesa me këngëtarin Blero Muharremi.
“Lumturia ime”, ka shkruar Teuta në foton ku gjendet Tara mjaft e lumtur po ashtu.
Për spekulimet e fundit që e sulmojnë rëndë imazhin e Teutës ende nuk ka folur Blero Muharremi, i cili në anën tjetër po duket se nuk i ka dëgjuar fare po këto zëra dhe spekulime, apo është sqaruar tashmë me ish-gruan e tij dhe të dy jetojnë të lumtur me njerëz të tjerë. /Telegrafi/