Pos përplasjeve mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt, kishte edhe momente qesharake në Shtëpinë e Bardhë.
Gazetari që është i njohur për mbështetjen e pakufizuar ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, Brian Glenn, e pyeti presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyn për veshjen e tij.
“Pse nuk po vishni kostum? Jeni zyrtari më i lartë i vendit tuaj dhe refuzoni të vishni kostum. Thjesht dua të shoh nëse keni ndonjë kostum”, tha Glenn.
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance shihet duke buzëqeshur në ato momente.
Brian Glenn: Why don’t you wear a suit?!? Do you own a suit? pic.twitter.com/p1gdffSPkJ
— Acyn (@Acyn) February 28, 2025
Zelensky iu përgjigj me pyetje “a keni ndonjë problem me këtë?”
“Kam problem me mosrespektimin…”, shtoi gazetari.
Zelensky iu përgjigj “do të vesh kostum kur të mbarojë lufta, ndoshta diçka si e juaja, ndoshta diçka më mirë, nuk e di, do ta shohim. Ndoshta diçka më të lirë”.
Ndryshe, Glenn është korrespondenti kryesor nga Shtëpia e Bardhë për “Real America’s Voice”, një rrjet djathtist ku rregullisht shfaqen aleatët e Trumpit.
Përfaqësuesi i Real America’s Voice, podcast që është i popullarizuar mes mbështetësve të lëvizjes MAGA.
Ai është në një lidhje me kongresisten republikane Marjorie Taylor Greene ndërsa fitoi famë për intervistat ekskluzive me Trumpin.
Glenn thotë se ai dhe Marjorie Taylor Greene janë çifti më i preferuar i lëvizjes MAGA. /Telegrafi/