Ndoshta një nga ndryshimet më të mëdha midis futbollit në vitet e para të këtij shekulli dhe këtij aktual është ndikimi i mediave sociale.
Yjet e futbollit kanë pasur gjithmonë reputacion dhe stile jetese të lavdishëm, por rritja e platformave të ndryshme të mediave sociale si Facebook, Twitter, Instagram dhe TikTok në dekadën e fundit u ka dhënë fansave akses të drejtpërdrejtë te lojtarët e tyre të preferuar dhe jetën e tyre.
Do të thotë që ndjekja dhe pëlqimi i lojtarëve është rritur gjithashtu shumëfish pasi këto platforma i ndihmojnë lojtarët të jenë prezent me fansat e tyre më personalisht.
Ka edhe postime legjendare këtë vitet e fundit, Cristiano Ronaldo mban pothuajse çdo rekord.
Në fakt, tifozëria në rrjetet sociale është e tillë që shumë futbollistë yje janë më të njohur se drejtuesit e vendeve nga vijnë!
Le të hedhim një vështrim në disa nga lojtarët më të njohur të futbollit në botë që nga gushti 2022, nëpër platforma të ndryshme të mediave sociale.
Zlatan Ibrahimovic | AC Milan | 102 milionë ndjekës
James Rodriguez | Al Rayyan | 109 milionë ndjekës
Marcelo | Brazil | 111 milionë ndjekës
Karim Benzema | Real Madrid | 116 milionë ndjekës
Sergio Ramos | Paris Saint-Germain | 120 milionë ndjekës
David Beckham | Angli | 130 milionë ndjekës
Ronaldinho | Brazil | 142 milionë ndjekës
Neymar | Paris Saint-Germain | 322 milionë ndjekës
Lionel Messi | Paris Saint-Germain | 462 milionë ndjekës
Cristiano Ronaldo | Manchester United | 728 milionë ndjekës
/Telegrafi/