Prokuroria Speciale Publike dje publikoi raportin e deritanishëm të punës dhe njëherit shpalli edhe 17 aktakuzat e reja për 18 lëndë akuzohen 101 zyrtarë të cilët në të kaluarën kanë bërë keqpërdorime të detyrës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski është në qendër të shumicës së lëndëve të hapura.
Përveç tij, edhe 100 persona tjerë janë nën hetime, kryesisht zyrtarë të OBRM-PDUKM-së.
Por çka e shpëton Gruevskin nga burgu?
Imuniteti i deputetit, si i zgjedhur i popullit!
Mbajtja e Gruevskit me imunitet është në duar të komisionit për Çështje imuniteti dhe mandati.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, deputeti ka imunitet dhe nuk mund të burgoset pa ‘amin’ të Kuvendit dhe komisionit në fjalë. Gjithmonë sipas Kushtetutës, i njejti mund edhe të burgoset nëse gjykatat e vendit parashohin burg që zgjat më pak pesë vite, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kjo pritet të shihet nëse Gjykata Penale sot do pranojë aktakuzat e PSP-së dhe do të fillojë të punojë për këto lëndë! Praktikë e tillë deri tani nuk është parë. /Telegrafi/