Site icon Telegrafi

Kush e ngriti inflacionin në gusht

Indeksi i çmimeve të konsumit për muajin gusht të këtij viti, sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara të enjten, është më i lartë për 0.1 për qind, krahasuar me muajin korrik, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, shkalla e inflacionit për gusht të këtij viti, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ka shënuar një rritje prej 0.9 për qind.

Kjo ngritje interpretohet si normale nga njohës të çështjeve ekonomike në Kosovë. Sipas hulumtuesit të Institutit Riinvest, Agon Nixha, këto shifra nuk tregojnë dhe nuk janë shenja për një inflacion jashtë normales. “Megjithatë, vlen të ceket se kjo normë e rritjes nuk është shqetësuese, është në suazat e normales”, është shprehur Nixha.

Ai ka thënë se në parim rritja e çmimeve ose inflacioni, që maten përmes indeksit të çmimeve të konsumit, mund të jetë e shtyrë nga oferta apo kërkesa në treg. /Koha Ditore/

Exit mobile version