Site icon Telegrafi

Kush e ka fajin për këtë aksident trafiku?

Ekspertët shpeshherë deklarojnë rrethrrotullimin si zgjidhjen më të mirë dhe më të shpejtë për kryqëzimet e trafikut

Megjithatë, shumë shoferë nuk dinë të gjenden në rrethrrotullim, kështu që shpesh ndodhin aksidente trafiku.

Theksohet se shumë më pak aksidente ndodhin në rrethrrotullimet me një korsi, ndërsa aksidentet e trafikut janë më të shpeshta në rrethrrotullimet me dy korsi.

Fatmirësisht bëhet fjalë për aksidente me dëme materiale, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, thuhet se aksidentet e trafikut në rrethrrotullim më së shpeshti ndodhin ndërmjet automjeteve që ndodhen në rrethrrotullimin e jashtëm dhe automjeteve që hyjnë në rrethrrotullim.

Pra, aksidenti ka ndodhur për shkak se shoferi i cili ka hyrë në rrethrrotullim nuk ka respektuar shenjën e trekëndëshit të përmbysur në hyrje në rrethrrotullim, që do të thotë se duhet të lërë të kalojnë automjetet që lëvizin në kryqëzim.

Lexo po ashtu Me shpejtësi të plotë ose me shumë kujdes: Çfarë duhet të bëjë shoferi i kamionit për të kaluar në mënyrë të sigurt nëpër kryqëzim

Në foton e mësipërme mund të shihni aksidentin e trafikut dhe ju takon juve të vlerësoni dhe të shkruani në koment poshtë këtij postimi se kush është përgjegjës:

– vetura e verdhë
– vetura e kuqe
– të dy veturat

/Telegrafi/

Exit mobile version