Sot është java e fundit në kampionatin spanjoll, La Liga.
Autor: Arbios Kryeziu
Barcelona kryeson tabelën me një pikë më shumë se Real Madridi.
Barcelona e cila i shkon Granadas nëse gabon dhe nëse Reali fiton, do të humbasë titullin.
Barca ka nevojë për fitore në këtë takim.
Dhe për Barcelonën në favor të titullit kanë votuar shumica e votuesve të super sondazhit të Telegrafi Sport të krijuar disa javë më parë.
Në sondazh kanë votuar rreth 40 mijë vizitorë besnikë të faqes tonë, të cilët kanë dhënë mendimin e tyre për garën në La Liga.
18 mijë e 324 persona kanë votuar në favor të Barcelonës që ta fitojë titullin sot.
Vetëm 600 persona më pak kanë votuar për Real Madridin, pra gara në këtë sondazh është fituar nga Barcelona për një përqindje shumë të vogël.
Atletico që ka mbetur jashtë garës ka marrë vetëm 4375 vota.
Sa pajtoheni me rezultatet e sondazhit ku keni votuar ju të nderuar lexues të Telegrafi Sport? A do ta fitojë Barca apo Reali titullin?