Site icon Telegrafi

Kush e dëshiron Dybalan, duhet të thyejë çdo rekord të transferimeve

Pas shumë spekulimeve, duket se ka ardhur ora që Paulo Dybala të nënshkruaj kontratën e re me Juventusin.

Sulmuesi argjentinas ka qenë i pakënaqur për shkak të trajtimit financiar që po i bëhej, dhe për këtë arsye ai kishte refuzuar më parë rinovimin.

Drejtuesit bardhezinjë janë trembur nga interesimi i Real Madrid për lojtarin, dhe vendosën që më në fund t’i rrisin pagën.

Tashmë me kontratën e re lojtari do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, po aq sa Higuain.

Ndërkohë Juventusi ka menduar edhe për vete, pasi klauzola e lojtarit do të jetë plot 200 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version