Ylli i Atletico Madridit dhe Francës, Antoine Griezmann, beson se ai meriton të shpallet Lojtari më i mirë nga UEFA, para Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale.
25-vjeçari pati një edicion të mrekullueshëm me klubin e tij duke arritur në finale të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që ishte lojtari më i mirë i Les Bleus në Kampionatin Evropian.
Për këtë arsye, mendon se ka dhënë më shumë se dy rivalët e tij për çmimin e lojtarit më të mirë.
“Jam krenar që jam finalist, kjo do të thotë se jam në rrugë të drejtë dhe duhet të vazhdoj kështu”.
“Nuk dua të tingëlloj arrogant, por unë e meritoj këtë çmim, sepse kam pasur një sezon të mrekullueshëm edhe me klubin edhe me përfaqësuesen”, ka deklaruar Griezmann.
Sidoqoftë, favorit për çmimin e Lojtarit më të mirë sipas UEFA-s është Ronaldo, pasi e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë. /Telegrafi/