Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka reaguar para paralajmërimeve për masa ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Kusari-Lila thekson se kjo do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Evropian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojnë.
“Kjo do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Evropian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojnë.
Ose, do të jetë pas Kosova u përpoq të zgjeronte sundimin e ligjit në territorin e tij ose mbajti zgjedhje dhe respektoi rezultatet”, shkruan Kusari në Twitter.
Ndryshe, masat që janë paralajmëruar përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment. /Telegrafi/
It’ll be the first time in the history of EU & propably last that @EU_Commission imposes measures on a democracy for reasons they can’t articulate.
Or, it’ll be b/c:
➡️ ?? tried to extend rule of law in it’s territory
➡️ held elections & respected resultspic.twitter.com/QhAjUGs07w— Mimoza Kusari ???? (@mimozakusari) June 29, 2023