Edvin Kurtulus ka pasur një sezon të mrekullueshëm pranveror me Hammarby. Diçka që çoi deri në ekipin kombëtar të Janne Andersson, por kishte një situatë të komplikuar para vendimit të fundit.
Mesfushori ka përfaqësuar Kosovën në nivelin U21 dhe është përzgjedhur edhe për kombëtaren A. Por, pas përzgjedhjes që të luajë për Dardanët, u bë e qartë se ai kishte zgjedhur të luante për Suedinë.
22-vjeçari që atëherë ka konfirmuar se ka pranuar shumë mesazhe kërcënuese dhe gjuhë të urrejtjes.
“Ka shumë urrejtje. Si në mesazhe ashtu edhe në rrjete sociale. Por, është diçka që po përpiqem ta fik dhe në vend të kësaj të fokusohem në performancën time që duhet të bëj në fushë. Është diçka me të cilën më është dashur të ballafaqohem dhe nuk jam fokusuar aq shumë”, ka deklaruar ai.
Por, Kurtulus e pranon se ka qenë e vështirë.
“Është e lehtë të thuash që je mirë, por nuk është aq e lehtë. Nuk mund të shmanget, por unë ende përpiqem të çaktivizoj njoftimet në mënyrë që të mos shoh asgjë”.
“Jam përpjekur të mos kujdesem aq shumë për atë që thonë ata. Pavarësisht se çfarë zgjedhje kam bërë, më urrejnë. Në fund, duhet të ndjej atë që është më e mira për mua, dhe kjo ishte Suedia”, ka potencuar më tej Edvin Kurtulus. /Telegrafi/
Edvin Kurtulus valde bort Kosovo för att representera Sverige – har lett till hat på sociala medier ⚽️ #twittbollhttps://t.co/bamLdKygyT
— SVT Sport (@SVTSport) May 31, 2022