Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot kompaninë turke që bën prodhimin e dronëve luftarak Bayraktar TB-2.
“Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Kurti në Facebook.
Ai thotë se aty ka parë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma.
Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit.
Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen.
Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë.
Ndryshe kryeministri Kurti po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi.
Ai është takuar edhe me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ku kanë diskutuar për raportet bilatarale dhe thellimin e bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje/Telegrafi/