Site icon Telegrafi

Kurti: Vendimi për rritjen e pagave është rehatim i partnerëve të koalicionit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke folur në Kuvend për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar nga kryeministri Ramush Haradinaj, tha se shtatë ministri janë të panevojshme ndërsa theksoi se në vend që të jenë 14 zëvendësministra janë 70.

Ai tha se kjo Qeveri e madhe u bë e rëndë ndërsa pas vendimit të rritjes së pagave dhe akuzave nga shoqëria civile dhe mediat morën vendim që të rritet paga e shërbyesve civilë.

Kurti tha se ky vendim i Qeverisë Haradinaj është rehatim i partnerëve të koalicionit.

“70 veta janë rahat e bashkë me ta edhe familjarët e tyre. Kjo është një pakicë e imtë njerëzish që sundon”, tha Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version