Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një seancë për shënimin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kushtuar sensibilizimit të çështjes së viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës se fundit në Kosovë.
Në këtë seancë Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, tha se Shoqëria kosovare po stigmatizon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili foli në seancën e sotme, ka bërë edhe një postim në rrjetin social Twitter, ku ka asnjë kriminel nuk është vënë para drejtësisë për krime të luftës që janë kryer në Kosovë.
“Shumë gra dhe burra janë dhunuar nga forcat serbe gjatë luftës. Ne e dimë kush ishte agresori dhe i dimë kush janë viktimat, por ende asnjë kryes i veprave nuk ka dalë para drejtësisë. Sot Vasfije Krasniqi-Goodman na bëri të gjithëve të qajmë; ne duhet që t’i sjellim asaj, dhe të gjithë viktimave të luftës, drejtësi”, ka shkruar Kurti.
Many women and men were raped by #Serbian forces during the war. We know who the agressor was and we know who the victims are, but no perpetrator has ever been brought to justice. Today @VasfijeKrasniqi brought us all to tears; we must bring her, and all war victims, justice.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 9, 2020
Vasfije Krasniqi-Goodman, në vitin 2018, ka rrëfyer publikisht historinë e saj në Kosovë, që i kishte ndodhur 19 vjet më parë. Ajo ka rrëfyer për historinë e saj edhe në një seancë të mbajtur në vitin 2019 në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Shteteve të Bashkuara, me temën: ”Viktimat e luftës në Kosovë”. /Telegrafi/