Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Liz Truss për zgjedhjen e saj si kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se pret me padurim që të punoj me kryeministren Truss për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta.
“Urime kryetares së re të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Liz Truss. Pres me padurim të punoj me kryeministren Truss për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, përparimin ekonomik, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sigurinë e shtuar përballë agresionit rus”, ka shkruar Kurti.
Liz Truss është emëruar si pasuese e Boris Johnson, duke u bërë kryeministrja e 56-të e Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/
Congratulations to new UK Conservative Party Leader @trussliz. I look forward to working w/ PM Truss on shared values & priorities, including rule of law, economic progress, mutual recognition between Kosova & Serbia, and enhanced security in the face of Russian aggression. pic.twitter.com/tbnL82EgQQ
— Albin Kurti (@albinkurti) September 6, 2022