Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar Rishi Sunak me rastin e marrjes së postit të kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe.
Në një postim në Twitter, Kurti tha se si aleatë të gjatë me parime dhe prioritete të përbashkëta, mezi pret të punojë me kryeministrin Sunak për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta.
Ndërkaq, Rishi Sunak është emëruar sot zyrtarisht kryeministri i Britanisë së Madhe nga mbreti Charles III pas dorëheqjes së Liz Truss pas 49 ditësh në detyrë.
Udhëheqësi i ri konservator u ftua sot në Buckingham Palace nga mbreti Charles, për të formuar një qeveri të re, pas largimit te Truss si kryeministrja me mandatin më të shkurtër në histori.
Sunak, 42-vjeç, është kryeministri i parë hindu i Britanisë së Madhe, i pari i trashëgimisë aziatike dhe drejtuesi më i ri në më shumë se 200 vjet. Rishi Sunak paralajmëroi se vendi është në një krizë të thellë ekonomike teksa mbajti fjalimin e tij të parë si kryeministri i ri britanik.
Congratulations to @RishiSunak on his appointment as Prime Minister of the United Kingdom. As longstanding allies, ?? & ?? have common principles & priorities. I look forward to working w/ PM Sunak to further strengthen our bilateral relations & promote our shared values.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 25, 2022