Site icon Telegrafi

Kurti uron kancelarin e ri të Austrisë, Alexander Schallenberg

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi Alexander Schallenberg, me rastin e zgjedhjes kancelar federal i Austrisë.

Kryeministri Kurti e ka uruar Schallenberg për marrjen e detyrës, duke konfirmuar vullnetin për përforcim të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.

“Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj marrëdhëniet tona tradicionalisht të forta dhe të mira do të thellohen edhe më tej”, ka thënë ai.

“Jetojmë në kohë të jashtëzakonshme që kërkojnë burrështetas dhe liderë të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt se ju do ta udhëhiqni Austrinë drejt tejkalimit të sfidave ekonomike dhe sociale, që janë pasojë e pandemisë COVID-19. Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj marrëdhëniet tona tradicionalisht të forta dhe të mira do të thellohen edhe më tej”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version