Site icon Telegrafi

Kurti uron besimtarët ortodoks: Dëshiroj që kjo festë t’i gjejë të begata sofrat e tyre

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoks për festën e Krishtlindjes.

Kurti ka thënë se dëshiron që kjo festë t’i gjejë të begata sofrat e tyre, tu sjellë lumturi e gëzim.

“I uroj qytetarët e Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, që sot festojnë Krishtlindjen. Dëshiroj që kjo festë t’i gjejë të begata sofrat e tyre, t’u sjellë lumturi e gëzim. Mesazhet e mirësisë e bujarisë që simbolizon kjo festë le të na çojnë përpara, drejt një marrëdhënieje më të mirë me fqinjët tanë. Le të hyjmë së bashku në rrugën e punës e të zhvillimit, që edhe gëzimin për festa ta kemi jo vetëm simbolik”, ka thënë Kurti në shkrimin e tij të bërë në Facebook. /Telegrafi/

Ku

Exit mobile version