Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar anëtarësimin e Suedisë në NATO-s, e cila u bë anëtarja e 32-të e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.
Kurti, ka thënë se “një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe, pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia”.
“Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë Suedisë në kuadër të KFOR-it në Republikën e Kosovës për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”, ka shkruar Kurti në platformën X, transmeton Telegrafi.
Congrats to Sweden on becoming @NATO‘s 32nd member. A stronger NATO means a safer Europe and a greater chance for peace after Russia’s brutal invasion of Ukraine. We look forward to welcoming the first ?? KFOR soldiers to ?? to help defend our border against Serbia’s aggression.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 7, 2024
Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka festuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, në ambasadën e këtij vendi në Kosovë duke ngre një dolli me ambasadorin suedez.
“Ky hap i rëndësishëm përpara forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe strukturën e paqes dhe sigurisë evropiane”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Suedia është bërë anëtarja e 32-të e NATO-s zyrtarisht, pasi e kompletoi procesin e anëtarësim të enjten në Shtetet e Bashkuara.
Dorëzimi i dokumenteve u bë gjatë një ceremonie në Uashington, dy vjet pasi Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës.
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se “uniteti dhe solidariteti” do të jenë “frymëzuesit” e Suedisë. /Telegrafi/