Site icon Telegrafi

Kurti u mashtrua nga komedianët rus – reagon Çitaku: Përmbajtja e bisedës është skandaloze, “mozomakeq” për ne

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas videos së publikuar ku shihet se kryeministri Albin Kurti ka rënë pre e mashtrimit nga dy komedianët rus Vovan dhe Lexus.

Video ku Kurti shihet duke zhvilluar një bisedë kinse me presidentin e Letonisë, ka nxitur reagime.

Çitaku ka thënë se të biesh në grackë nuk është pjesa më e turpshme, më e turpshme është përmbajtja e asaj bisede.

Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë
Lexo po ashtu Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

“E dëgjova bisedën ku Kryeministri Kurti kishte rënë në grackën e komedianëve rusë, duke besuar se po fliste me Presidentin e Letonisë. Të biesh në grackë nuk është pjesa më e turpshme – për këtë duhej të kujdesej kabineti i tij. Por ajo që është vërtet e turpshme dhe skandaloze është përmbajtja e asaj bisede. Kryeministri e shfrytëzon këtë “takim” për të sulmuar opozitën, mediat, bizneset – madje edhe administratën e re amerikane”, ka shkruar Çitaku.

Sekretarja e PDK-së ka shtuar se nëse kjo është mënyra se si Kurti flet në takime me ndërkombëtaët, është shqetësuese.

“E gjithë biseda nxjerr në pah një nivel shqetësues sipërfaqësor dhe të paditur në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme. Dhe nëse kjo është mënyra se si Kurti flet në takime me liderë ndërkombëtarë, atëherë… mozomakeq për ne. Mjerim”, ka theksuar Çitaku. /Telegrafi/

Exit mobile version