Site icon Telegrafi

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve që të votojnë: Na ndanë pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të aplikojnë për tu regjistruar si votues jashtë vendit, ndërsa i porositi ata të ndjekin me kujdes udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi siç tha ai, vota e mërgimtarëve është shumë e rëndësishme.

Kurti u bëri thirrje atyre ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, kurse theksoi se kjo e drejt i bën pjesë të pandashme të proceseve vendimmarrëse në Kosovë.

“Na ndanë pak kohë nga ndryshimi i shumëpritur. Ju lutem t’i ndiqni me shumë kujdes të gjitha udhëzimet e Komisionit Qendror Zgjedhor sepse vota juaj është shumë e rëndësishme”, u shpreh Kurti.

Duke shpjeguar edhe procedurat e aplikimit, ai tha se kanë mbetur edhe dy ditë për të aplikuar për regjistrim si votues jashtë vendit.

“Është vendimtare që t’i respektoni me përpikëri të gjitha udhëzimet e KQZ-së. Bashkë jemi më të fortë dhe më afër referendumit”, tha Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version