Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kjo lëvizje ka marrë 70% të votave që kanë ardhur nga mërgata.
“Këto ditë jam në Bruksel, ku përveç takimeve me zyrtarë të lartë të BE-së dhe me eurodeputetë po takoj e po falënderoj dhe pjesëtarë të mërgatës në Belgjikë. Por përmes këtij postimi dua të falënderoj shumë dhe mërgatën tonë në vende të tjera të botës. Ne me qeverinë tonë do ta lehtësojmë procesin e votimit nga mërgata, jo pse mërgata voton për ne, por sepse mërgata e meriton, me kontributin ekonomik e kulturor që ajo ka dhënë e vazhdon të japë në Kosovë. Pra, edhe një herë, ju falënderoj nga zemra!”, ka shkruar Kurti në Facebook.