Site icon Telegrafi

Kurti thotë se nuk do të respektojë marrëveshjen e Uashingtonit nëse kthehet në detyrë

Foto: Arkiv

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nëse LVV kthehet në qeverisje, atëherë nuk do të respektohet marrëveshja ekonomike e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Kurti ka thënë ato marrëveshje nuk do të ratifikohen në parlamentin e tyre, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e Kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë”, ka shkruar ai në Twitter.

Më tej ai ka thënë se vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme.

“Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Exit mobile version