Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për vendosjen e anëtarëve e aktivistëve të saj nëpër bordet e ndërmarrjeve publike.
Kurti ka thënë se Qeveria e tij “ka bërë mirë” që njerëzit e VV-së i ka emëruar aty.
Ai ka theksuar se kishin dy opsione: të vendosnin disa njerëz të VV-në borde, ose të mos bënin asgjë për disa javë.
“Midis asaj se a të ecim përpara, e mes 39 anëtarëve t’i kemi katër nga VV-a, apo të mbesim me javë të tëra pa bërë asgjë në këto ndërmarrje, 14 prej 17 të cilave veprojnë me humbje, kemi vendosur për këtë, dhe mendoj që kemi bërë mirë”, është shprehur ai.
Kurti ka theksuar se bëhet fjalë për emërime të përkohshme, dhe se anëtarët e tashëm do të zëvendësohen përmes konkurseve.
Sa i përket rrëzimit të qeverisë, ai ka deklaruar se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë nuk e ka rrëzuar qeverinë, pasi qeveria është aty dhe po punon, por më shumë i ka rrëzuar ata që nuk janë aty.
Kurti në T7, ka thënë se kur kundërshtarët e mi më akuzojnë për anti-amerikanizëm, duan t’i frikësojnë qytetarët sepse vetëm këtë mund të bëjnë por kjo është vonë kjo për t’ia shitur qytetarët.
Kurti duke numëruar sukseset në 50 ditë qeverisje, ka thënë se është formimi i grupit të ekspertëve për Vetingun, menaxhimi i Covid-19, ndërprerja e gjakderdhjes financiare, pakoja emergjente financiare, ndërrimet e 9 bordeve të ndërmarrjeve publike dhe zvogëlimi i stafit e pagave.
“Sulmet i kemi pas të papara, na sulmonin nga 4 anët. Mocioni nuk e ka rrëzuar qeverinë, qeveria aty është dhe po punon, më shumë i ka rrëzuar ata që nuk janë aty“, tha ai.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje e bën më mirë qeverinë dhe opozitën, pas tash po shihet një opozitë e dështuar që bën bërtitje kund VV-së por pa kritikë.