Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti, ka thënë se himni i Kosovës duhet ndryshuar.
Ai tha se as himni dhe as flamuri nuk janë të Shqipërisë, por të kombit shqiptar.
“Nuk kanë faj lojtarët për himnin e flamurin, për himnin që s’e këndojnë dot. Më mirë ta kishte emrin himni ‘Kosova’ dhe jo ‘Evropa’ siç edhe e ka, pra duhet të ndryshohet, të paktën teksti duhet shtuar”, është shprehur Kurti,në emisionin Pressing të T7.
Ai tha se flamurin e Kosovës nuk do ta heq as nga zyra e kryeministrit nëse do të bëhet.
“Në zyrën e kryeministrit nuk do ta heqi flamurin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Kreu i VV-së tha se himni dhe flamuri nuk janë të Shqipërisë por të kombit shqiptar.
“As himni dhe as flamuri nuk janë të Shqipërisë, por të kombit shqiptar”, shtoi Kurti.