Kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte deklaruar se deputetët e opozitës, duke iu referuar atyre të PDK-së, mund të japin komente për pakon e propozuar nga qeveria por jo të bëjnë propozime nga pozicioni që kanë.
“Ata duhet t’i fitojnë zgjedhjet për të bërë propozime të pakove”, kishte deklaruar Kurti në RTV 21.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza i është përgjigjur Kurtit në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
Hamza thotë se Kushtetuta e përcakton çartë se grupi prej më shumë se gjashtë deputetëve mund të merr iniciativa në Kuvend.
“Nëse dikush nuk është mësuar të sheh opozitë të tillë është çështje e tyre. Ne kemi thënë se do të jemi opozitë përkrahëse por edhe kritikuese”.
“Nëse thotë dikush se deputetët nuk kanë të drejt të marrin iniciativa, është gabim”.
I pari i deputetëve të PDK-së thotë se Vetëvendosje është mësuar të jetë opozitë desktruktive por sipas tij PDK është ndryshe./Telegrafi/