Të martën me fillim nga ora 09:00 kryeministri, Albin Kurti, do të takohet me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën e 6 dhjetorit do të presë në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi do të mbahet më fillim nga ora 09:00.
Ndërsa, Lajçak gjatë të hënës së 5 dhjetorit ishte në Serbi, ku u takua me presidentin e serb, Aleksandër Vuçiq.
Ata po kanë diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe problemet, me të cilat, po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.
Kështu shkroi, Vuçiq, më 5 dhjetor, në profilin e tij në Instagram, pas takimit që pati me Lajçakun në Beograd.
“E theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë. Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe kushteve më të mira, për jetën e të gjithëve qytetarëve”, ka shkruar Vuçiq.