Site icon Telegrafi

Kurti: Do të jemi qeveri e shërbëtorëve, jo e sundimtarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për ditën e parë të tij, si shef i ekzekutivit ka thënë se do të jenë qeveri e shërbëtorëve dhe jo e sundimtarëve.

Kurti  ka pohuar se karriget nuk janë shtrat, dhe nuk janë i vetmi vend ku punohet dhe se për këtë duhet qëndruar afër qetarëve.

“Qeveria jonë nuk do të jetë qeveri urdhëruese por shërbyese, e për t’iu ndihmuar qytetarëve duhet qenë afër tyre. Duam të jem qeveri e shërbëtorëve e jo e sundimtarëve.
Ne jem 15 ministra, dy zëvendëskryeministra, që e bëjnë një ekip i cili nuk është më i rëndësishëm se a është LDK apo LVV, por jemi qeveritarë të Kuvendit të Kosovës. Ppra e kemi programin tonë e së shpejti do ta kemi edhe planin e punës, i cili do të del nga mbledhja e radhës dhe në këtë mënyrë ajo na bashkon neve e diferencat eventuale do të vijnë në shprehje në Kuvendin e Kosovës, por jo në mbledhjen e Qeverisë”, ka theksuar ai në RTK, transmeton Telegrafi.

Kurti ka thënë se tashmë pjesa e programit qeverisës është harmonizuar dhe konsiderohet e përmbyllur ajo pjesë.

Ai ka theksuar se nuk do të jetë kryeministër i dallimit por i universales e i përbashkët , duke shtuar se dëshiron unitet në ekipin qeveritar./Telegrafi/

Exit mobile version