Site icon Telegrafi

Kurti takon Ziadin Selën, diskutojnë për prioritetet e qeverisës së ardhshme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti së bashku me anëtarin e kryesisë, Glauk Konjufca, dhe anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes, Bekim Qoku, është takuar sot me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela të shoqëruar nga kryetari komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të LVV-së në Facebook, Sela e uroi Kurti për procesin dhe rezultatin zgjedhor duke theksuar se zgjedhjet e 6 tetorit treguan bindjen e qytetarëve se politika është vendi ku arrihen ndryshimet e rëndësishme shoqërore.

Në anën tjetër Kurti duke falenderuar atë për mbështetjen e dhënë për Lëvizjen Vetëvendosje e njoftoi Selën se prioritet i qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik që sjell punësim, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë institucional dhe zbutja e pabarazisë në shoqëri përmes politikave sociale./Telegrafi/

Exit mobile version