Telegrafi

Kurti takon një delegacion nga Misioni i Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së, i njoftoi ata edhe për bisedimet me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim një delegacion nga Misioni i Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së në Kosovë.

Në njoftimin e bërë nga LVV thuhet se Kurti vlerësoi rolin dhe kontributin e vëzhguesve të Misionit të BE-së në zgjedhjet e 6 tetorit, si dhe mirëpriti rekomandimet e këtij misioni në raportin përfundimtar të vëzhgimit të zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se delegacioni i Misionit të BE-së u interesua për procesin e krijimit të institucioneve, ku u njoftuan me përpjekjet e Lëvizjes për të arritur marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës për krijimin e Qeverisë.

“Në këtë takim, u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, procesin e qetë dhe të rregullt në ditën e zgjedhjeve, por edhe për sfidat pas ditës së zgjedhjeve me numërime e rinumërime të shumta deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare

Delegacioni i misionit të vëzhguesve të BE-së, prezantoi raportin përfundimtarë, gjetjet dhe rekomandimet e tyre përkitazi me zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, të cilat do të shërbejnë si bazë e mirë për të përmirësuar infrastrukturën ligjore dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për administrimin e zgjedhjeve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e LVV-së./Telegrafi/